Hasani direkt nga protesta në shesh: Kemi dalë si UÇK, jo për pazare për projektligjin
Veterani i luftës dhe ish-deputeti Nait Hasani ka reaguar direkt nga protesta e mbajtur për mbështetjen e projektligjit që me Specialen në Hagë.
Hasani tha se veteranët nuk kanë dalë në protestë për të bërë pazare politike, por për të kërkuar votimin e ligjit pa kushte dhe pa marrëveshje politike.
“Ne kemi dalë si UÇK. Nuk kemi dalë për pazare për projektligjin. Kërkojmë ta votojnë ligjin pa asnjë pazar. Vlerat kombëtare nuk kanë pazare”, deklaroi Hasani.
Ai theksoi se veteranët nuk janë të interesuar për përplasjet politike apo për propozimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, por vetëm për miratimin e ligjit që, sipas tij, mbron vlerat e UÇK-së.
“Nuk na intereson askush, veç ligji, sepse ai e mbron UÇK-në dhe ne për atë kemi dalë. Lojë politike për propozimet e Kurtit nuk na intereson. Neve na duhet ligji”, u shpreh Hasani.



