Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes

07 tetor 2026 | 11:52

Laura Fazliu e ka nisur në mënyrë bindëse aventurën e saj në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja nga Kosova garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa në xhiron e parë ishte e lirë.

Në paraqitjen e saj të parë në këtë Botëror, Fazliu u përball me gjermanen Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti bindshëm.

Laura realizoi fillimisht “Yuko”, për të vazhduar më pas me një uazari dhe një tjetër “Yuko”, duke dominuar plotësisht luftën.

Pas këtij triumfi, Fazliu ka siguruar kalimin tutje dhe tani e pret një tjetër sfidë, ku do të përballet me mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të…