Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës
07 tetor 2026
| 15:29
Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, në kuadër të ceremonisë inauguruese të mbajtur pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.
Gjatë ceremonisë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Shiroka-Pulës Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke shënuar edhe kalimin zyrtar të detyrës.
Ceremonia inauguruese shënon fillimin zyrtar të mandatit të saj si presidente e Republikës së Kosovës.



