FITORJA E RADHËS E MABCOS NDAJ PADREJTËSIVE!

07 tetor 2026 | 16:01

Shkruan: Behgjet Pacolli

FITORJA E RADHËS E MABCOS NDAJ PADREJTËSIVE! Po ashtu, jam i lumtur që MASKAT PO BIEN! Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe po përfundon në arbitrazh ndërkombëtar, duke sjellë kosto jashtëzakonisht të larta ligjore. Sot, edhe Gjykata e Apelit e Tiranës e hodhi poshtë vendimin e nxituar, të paligjshëm dhe të padrejtë të Miriana Nakës, i cili shkaktoi bllokimin e hyrjes në terminal, duke penguar përfundimin e punimeve dhe certifikimin e veprës.

Po ashtu, më 26 maj të këtij viti, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë hodhi poshtë vendimet e nxituara dhe të paligjshme të gjyqtarit Fatmir Ndreu, të datës 17.10.2025, të Mariana Shegani-Dedit, si dhe të gjyqtarëve të trupit gjykues të Apelit, të datës 19.02.2026. MABCO po i përballon këto dëme dhe kosto për të mbrojtur të drejtat dhe investimin e saj. Por, në fund, qëllimi i saj vijon të mbetet i njëjtë:

PËRFUNDIMI I NDËRTIMIT TË KËSAJ VEPRE ME RËNDËSI KOMBËTARE.

Organet e drejtësisë duhet të sjellin para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe që kanë shkaktuar këto dëme. Pas ndërhyrjes së arbitrit emergjent ndërkombëtar, janë vendosur masa për ruajtjen e status quo-së, të cilat kufizojnë veprime të caktuara dhe e mbajnë projektin në një gjendje pasigurie. Prandaj, pyetja mbetet thelbësore: A do të lejohemi të përfundojmë punimet dhe ta vendosim në operim këtë vepër të rëndësishme për popullin shqiptar, në mbrojtje të interesit publik?

Çdo ditë vonesë sjell dëme të reja dhe është në dëm të interesit publik. Koha për të vepruar është tani!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, e nisin sonte fushatën…