Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen e strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve
12 tetor 2026
| 12:09
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se gjatë kësaj mbledhjeje ka ngritur dy çështje, të cilat, sipas tij, janë kryesore dhe do të adresohen në Kuvend.
“Qysh ka mundësi që 60 ligje në këtë kohë të prodhojnë një kualitet, një drejtim strategjik? Ne mendojmë se ky është një problem thelbësor që do ta adresojmë në Kuvendin e Kosovës. Çështja e dytë ndërlidhet me funksionalizimin e Kuvendit në raport me detyrat që i ka rreth strategjisë shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë. Këtë çështje e ngritëm. Këto janë dy tema që do t’i adresojmë”, është shprehur Tahiri.



