KB Bashkimi nuk udhëton në Manchester, shkak problemet me vizat

12 tetor 2026 | 12:33

KB Bashkimi nuk do të jetë në gjendje ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Bashkimi është dashur të përballet të martën mbrëma në udhëtim me Manchesterin, në një ndeshje që i takon Grupit F.

Megjithatë, skuadra nga Prizreni nuk ka mundur të udhëtojë drejt Anglisë për shkak të problemeve me vizat. Klubi ka njoftuar edhe FIBA-n, duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes.

Në njoftimin e Bashkimit bëhet e ditur se klubi i ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme për aplikim për viza, por nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me pajisjen e anëtarëve të ekipit me to.

“Si pasojë e kësaj situate, ekipi nuk mund të udhëtojë dhe të zhvillojë ndeshjen e paraparë sipas planifikimit. Për këtë arsye, klubi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për shtyrjen e ndeshjes dhe caktimin e një date të re, në mënyrë që ekipi të ketë mundësinë të pajiset me vizat e nevojshme dhe të udhëtojë për ta zhvilluar ndeshjen”, ka shkruar Bashkimi të hënën.

Bashkimi ka theksuar se i ka ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet dhe i ka përmbushur procedurat e kërkuara, por mungesa e përgjigjes për vizat ia ka pamundësuar realizimin e udhëtimit.

Javën e kaluar, Bashkimi e nisi me fitore fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, duke e mposhtur në Prizren skuadrën letoneze Valmiera.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mirlinda Bejta B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…