Çmimet në ‘hava’: Inflacioni arrin në 7.8 për qind në shtator, krahasuar me një vit më parë

12 tetor 2026 | 13:14

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor në Kosovë në shtator të vitit 2026 ka arritur në 7.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ka qenë 0.2 për qind.

Sipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga transporti, me 23.9 për qind, si dhe nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, me 11.9 për qind.

“Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7.8 për qind krahasuar me muajin shtator 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (23.9 për qind), strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (11.9 për qind), pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (6.3 për qind), restorantet dhe shërbimet e akomodimit (5.2 për qind), shëndetësia (4.5 për qind), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme (3.8 për qind), mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore shtëpiake (3.5 për qind), veshjet dhe këpucët (3.0 për qind), ushqimet dhe pijet joalkoolike (2.4 për qind), rekreacioni, sporti dhe kultura (1.8 për qind), informacioni dhe komunikimi (0.7 për qind) dhe sigurimet dhe shërbimet financiare (0.3 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Rënie vjetore e çmimeve është shënuar vetëm te shërbimet arsimore, me 0.3 për qind.

Ndërkaq, krahasuar me gushtin e vitit 2026, çmimet në shtator janë rritur për 0.2 për qind. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe transporti, me nga 0.9 për qind.

“Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 0.2 për qind krahasuar me muajin gusht 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (0.9 për qind), transporti (0.9 për qind), shërbimet arsimore (0.5 për qind), sigurimet dhe shërbimet financiare (0.3 për qind), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme (0.2 për qind), shëndetësia (0.2 për qind), restorantet dhe shërbimet e akomodimit (0.2 për qind), strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (0.2 për qind), informacioni dhe komunikimi (0.1 për qind), veshjet dhe këpucët (0.1 për qind) dhe mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore shtëpiake (0.1 për qind)”, është thënë në raport.

Ndërkohë, rënie mujore e çmimeve është regjistruar te rekreacioni, sporti dhe kultura, me 1.8 për qind, si dhe te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 0.2 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri, Gazment Bardhi dhe…