Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë

12 tetor 2026 | 13:11

Dy deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, janë përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit, raporton “A2 CNN”.

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e të dy deputetëve për shkak të sjelljes së tyre gjatë seancës së fundit parlamentare, ku kanë hedhur ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.

Incidentet kanë ndodhur gjatë votimit në Kuvend për Reformën Territoriale, të cilën e ka kundërshtuar opozita.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, ligji është miratuar me 85 vota pro. Sipas reformës së miratuar, Shqipëria do të ndahet në 46 bashki, nga 61 sa kishte më parë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
(Lex mitior, ligji i kohës së veprës, standardet ndërkombëtare të…