Maqedonci krahason Serbinë me Rusinë: Ka 48 baza pranë kufirit me Kosovën

12 tetor 2026 | 13:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë situatë me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës.

Në një intervistë për emisionin “Talking With” të “TVP World”, Maqedonci ka thënë se Serbia po mbështet grupe kriminale në Kosovë, me qëllim të destabilizimit të vendit dhe kërcënimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia po mbështet gjithashtu grupet kriminale në Kosovë, të cilat merren me kontrabandë dhe aktivitete të tjera kriminale, me qëllim që të destabilizojë Kosovën dhe, përmes destabilizimit të saj, të kërcënojë edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të paraqitet si një aktor i rëndësishëm dhe të ndjekë interesat e saj hegjemoniste ndaj të tjerëve”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka shtuar se Serbia po e ekspozon Kosovën ndaj kërcënimeve duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me vendin.

“E shohim se Serbia, përveç veprimeve hibride kundër vendit tonë, po e ekspozon Kosovën edhe ndaj kërcënimeve, duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Janë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së forcave ushtarake dhe policore serbe të vendosura pranë vijës kufitare me Kosovën. Kjo na ngjan me atë që bëri Rusia para aneksimit të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Cristiano Ronaldo e konsideron veten futbollistin më të mirë të…