ALI AHMETI PARA ESHTRAVE TË TË PARËVE TË TIJ
Një dekadë më parë, në Zajaz të Kërçovës, nxjerrja e eshtrave nga pusi pranë shtëpisë së lindjes së Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, solli në dritë një dëshmi tronditëse të vuajtjeve dhe të tragjedisë shqiptare!
Fotografitë e atyre ditëve mbeten një kujtesë e rëndë për çdo shqiptar dhe dëshmi e terrorit serbomadh të ushtruar mbi shqiptarët!
Udhëheqësi Ali Ahmeti, i përkulur përpara eshtrave të të parëve të Tij, në një çast dhimbjeje e nderimi që flet më shumë se sa mijëra fjalë!
Përpara Tij qëndronte një plagë e trashëguar ndër breza, një histori që kërkonte të dëgjohej dhe njerëz që meritonin prehje e dinjitet!
Pusi kishte mbajtur për vite të gjata eshtrat e mbi 60 burrave te familjes dhe heshtjen ogurzezë!
Nxjerrja e tyre ishte një thirrje për ta rikthyer kujtesen e së kaluarës, thirrje për zbardhjen e së vërtetës dhe për nderimin e çdo jete të shuar në mënyrë barbare nga pushtuesit serb!
Pas çdo kocke ishte një njeri, ishte një familje, ishte një emër, ishte një ëndërr e ndërprerë dhunshëm nga dora gjakatare pushtuese serbe!
Edhe sot, pas një dekade, këto pamje na ngarkojnë me përgjegjësi, t’i ruajmë dëshmitë, t’ua përcjellim brezave dhe të mos lejojmë që dhimbja e të parëve të tretet në pluhurrin e harresës!
Historia jonë meriton të dokumentohet me përkushtim dhe viktimat të kujtohen me respekt të përhershëm!
Nderim të vrarëve të pushkatuar e të hedhur në pus dhe nëpër vende të tjera, anë e mbanë trojeve shqiptare!
Kujtim i përjetshëm për të parët tanë!
E vërteta e tyre është amanet për brezat që do të vijnë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Tetor 2026!




