IKShPK-ja publikon rastet e fruthit sipas komunave, 203 të infektuar në Kosovë

12 tetor 2026 | 15:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026, në Kosovë janë konfirmuar 203 raste të fruthit, prej të cilave 17 vetëm gjatë javës së fundit.

Sipas IKShPK-së, mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

Instituti ka theksuar se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit.

“Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK-ja ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që, për arsye të ndryshme, e kanë shtyrë atë.

Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3.265 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre.

IKShPK-ja vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit.

Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit”, është bërë me dije në njoftimin e publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë…