Reagon gazetari Lirim Mehmetaj: E vërteta gjithmonë
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas intervistës që dha në RTV Dukagjini, ku u raportua se jashtë po e priste Gani Geci, e i cili u arrestua para pak çastesh.
Mehmetaj ka shkruar se “E Verteta Gjithmone”.
Ndryshe, Mehmetaj ka deklaruar se nga familja Geci i është kërkuar që ta hiqte një postim, ku e kishte kritikuar deputetin Fatos Geci, për një deklaratë të deputetit të VV-së, se Hashim Thaçi ishte përgjegjës për më shumë se 200 vrasje.
Por, ai tha se me u “rrotullu qielli, nuk ia heq asnjë shkronjë postimit të tij”.
Postimi i plotë që e kishte bërë Mehmetaj:
Fatos Geci, nje deputet analfabet i Vetevendosjes, per te cilin eshte e deshmuar para kamerave qe ka problem me artikulim bazik te gjuhes shqipe, e paska akuzuar Hashim Thaçin per 244 vrasje.
Nje shifer te tille nuk e ka dhene as vete Gjykata Speciale. Madje akuze te tille nuk ka bere as Serbia. Ne Beograd do t’jene krenar me Fatos Gecin.
Ky deklarim anti-kombetar dhe kjo akuze e rende mund te vije vec nga nje analfabet i tille. Parakushti per te thene dicka te perafert eshte te mos e njohesh gjuhen shqipe sic nuk e njeh Fatos Geci.
Por, se cka thote ky deputet idiot eshte ceshtje jo fort e rendesishme ne krahasim me faktin se partia e tij (e cila me demek eshte kunder denimit ne Hage) nuk e ben asnje ze ne raport me te.
A nuk ka mbetur nje patriot i vetem ne ate parti? Si s’keni turp qe i jeni nenshtruar nje analfabeti si Fatos Geci? Si nuk guxon nje prej jush te distancohet kjo gjuhe qe s’e gjen as ne Beograd?
Paramendoje, me nje parti te tille kishe do te behet strategjia per lobim nderkombetar. Vec ndaluni e mendojeni tash se cfare strategjie mund te jete ajo.



