Një pjesë e Prishtinës sot mbetet pa ujë

13 tetor 2026 | 08:23

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e tij.

“Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thotë KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në…