Sot konferenca e 10 ndërqeveritare Shqipëri – BE, Rama: Një tjetër hap drejt Bashkimit Evropian
13 tetor 2026
| 08:14
Sot në Luksemburg zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.
Ndërkohë kryeministri Rama me ane te nje postimi ne Facebook shkruan: “Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”.



