Bytyqi: Kosova është vonuar në rregullimin e sigurimeve shëndetësore, duhet angazhim në këtë drejtim
13 tetor 2026
| 11:24
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit për Shëndetësi, dhe ka theksuar se do të angazhohet pa kompromis për përmirësimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
“Si anëtare e këtij Komisioni, do të angazhohem pa kompromis për përmirësimin e përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas meje, Kosova është vonuar në rregullimin e sigurimeve shëndetësore. Prandaj, presioni dhe angazhimi ynë si Komision, në këtë mandat, duhet të përqendrohen pikërisht në këtë drejtim!”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.



