Përfaqësuesit e ZKA-së në konferencën rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

13 tetor 2026 | 13:47

Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza, Muhamet Balaj, drejtori i Departamentit për Metodologji, Naser Arllati dhe drejtori i Departamentit të Cilësisë, Fitim Haliti të premten morën pjesë në konferencën rajonale “Përtej pajtueshmërisë: Ndërtimi i ekonomive reziliente përmes integritetit financiar”, organizuar nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe rajonale, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e financave të paligjshme, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar, si dhe rëndësinë e hetimeve financiare dhe rikuperimit të aseteve të përfituara nga aktivitetet e paligjshme.

Në hapje të konferencës, fjalë rasti mbajtën ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, që përfaqëson shtetin që kryeson Procesin e Berlinit këtë vit, si dhe zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, që përfaqëson shtetin iniciues të këtij procesi.

Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e zbatimit efektiv të standardeve dhe kërkesave ligjore në praktikë, koordinimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional…