QKUK blen kompjuterë të rinj, vlera mbi 60 000 euro

14 tetor 2026 | 08:51

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po kujdeset që stafi i saj të këtë kompjuterë të rinj.

Ky institucion ka dhënë kontratë në vlerë prej 45 mijë e 600 eurosh për furnizim me kompjuterë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operatori ekonomik që ka fituar këtë tender është kompania ARITECH.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 50 mijë euro, ndërsa ajo është dhënë për 45 mijë e 600 euro, që është 4 mijë e 400 euro më pak se shuma e parashikuar.

Në procedurën e prokurimit, e cila është zhvilluar e hapur, janë pranuar gjithsej tre tenderë, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Sipas dokumentit të publikuar, kontrata është dhënë më 22 shtator 2026, ndërsa data e planifikuar për nënshkrimin e saj është 13 tetor 2026.

Furnizimi me kompjuterë është paraparë të mbulojë një periudhë prej 36 muajsh. 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në vazhdim të intervistës ekskluzive për “Epokën e re” që…