Henry mbetet i mahnitur nga Yamal, talenti i Barçës e zbulon sekretin e driblimeve

14 tetor 2026 | 11:08

Lamine Yamal vazhdon të mahnitë botën e futbollit. Ylli i Barcelonës ishte ndër protagonistët kryesorë në fitoren 4-1 ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve, duke dhënë dy asistime brenda vetëm tri minutash në fillim të pjesës së dytë.

Paraqitja e talentit spanjoll në Stamboll e la të mahnitur edhe legjendën franceze Thierry Henry, i cili e përgëzoi për atë që po arrin në karrierën e tij.

Në një intervistë për “CBS”, Henry e pyeti Yamalin se si arriti të realizonte një driblim të pazakontë, që i mundësoi të kalonte mbrojtësin e Galatasarayt dhe të krijonte hapësirë për pasimin vendimtar drejt Anthony Gordonit, përcjell “Gazeta Express”.

Yamal e zbulon sekretin e driblimit të veçantë

Sulmuesi i Barcelonës shpjegoi se lëvizja e tij nuk ishte rastësi, por rezultat i vëzhgimit të mënyrës se si mbrojtësit përpiqen ta ndalin.

“Kam vërejtur kohët e fundit se mbrojtësit shpesh hidhen në tokë kur unë arrij pranë vijës fundore. Kjo më bëri të mendoj për një lëvizje tjetër, për ta kaluar kundërshtarin”, shpjegoi Yamal.

Ai tregoi se e pa si mundësi të mirë për ta befasuar mbrojtësin dhe vendosi ta provonte. Lëvizja funksionoi, duke i krijuar hapësirën e nevojshme për të dhënë pasimin që çoi te goli i Gordonit.

“Gjithmonë përpiqem të përdor driblime dhe lëvizje mashtruese për të krijuar hapësirë dhe për t’i kaluar mbrojtësit”, shtoi ylli spanjoll.

Pas ndeshjes, Yamal e përshkroi veprimin e tij si një lëvizje të ngjashme me rabonën, duke theksuar se më e rëndësishmja ishte që aksioni përfundoi me një pasim vendimtar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulejman Dërmaku, “RROKULLIMË”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “ROZAFA”, Prishtinë 2026.…