Mbi 2 500 gjoba trafiku gjatë 24 orëve, 27 aksidente me të lënduar në Kosovë
15 tetor 2026
| 09:40
Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2560 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.
Siç bëhet me dije në raportin policor, 27 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, 9 i ka dërguar në mbajtje.



