Partizani emëron Mislav Karoglanin trajner, firmos kontratë dyvjeçare
15 tetor 2026
| 14:02
FK Partizani ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit kroat Mislav Karoglan në krye të skuadrës, me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Tekniku 44-vjeçar u prezantua sot nga presidenti i klubit, Gazment Demi, në ambientet e Partizanit.
Karoglan do ta provojë për herë të parë veten në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës, ku drejtoi Ballkanin.
Gjatë karrierës së tij, trajneri kroat ka drejtuar disa klube, përfshirë Hajduk Splitin dhe NK Istrën në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspolin e Moldavisë në garat evropiane.
Sipas njoftimit të klubit, Karoglan do ta zhvillojë sot seancën e parë stërvitore me skuadrën, ndërsa pjesëtarët e tjerë të stafit teknik do t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim.



