SHQIPËRIA MBROHET DUKE DËSHMUAR PËRGJEGJËSI, JO DUKE E SHKATËRRUAR DHE DUKE E DJEGUR ME ZJARR
Në kohën kur Shqipëria po përparon në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, çdo përpjekje për ta zhytur vendin në dhunë e përçarje cenon interesin e qytetarëve dhe të ardhmen europiane të shtetit shqiptar!
Protesta paqësore është e drejtë demokratike dhe duhet respektuar!
Por djegia, shkatërrimi i pronës shtetërore-kombëtare e private dhe sulmet ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit janë veprime që kërkojnë ndërhyrje dhe përgjegjësi ligjore!
Pakënaqësia politike nuk i jep askujt të drejtën të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të shkatërrojë e të godasë institucionet e vendit!
Këto zhvillime ngrenë shqetësime edhe për mundësinë e nxitjes apo shfrytëzimit të trazirave nga interesa të jashtme që nuk ia duan të mirën popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti!
Veçanërisht i papranueshëm dhe i rrezikshëm është përdorimi i simboleve të UÇK-së dhe i flamurit kombetar në veprime të dhunshme!
Këto simbole bartin brenda tyre historinë e luftës legjendare për liri, gjakun e dëshmorëve dhe dinjitetin e luftës çlirimtare!
Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë si mbulesë për djegie, për shkatërrim apo për sulme ndaj Policisë dhe Shtetit shqiptar!
Për ne që kemi qenë pjesë e UÇK-së, ruajtja e nderit të saj është detyrim ndaj gjakut të derdhur për liri, ndaj bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe brezave që do të vijnë!
Keqpërdorimi dhe bartja me maskë i emblemës së UÇK-së për qëllime të dhunshme duhet të marrë fund!
Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët!
Përgjegjësia për ta mbrojtur Shqipërinë qëndron mbi interesat e çastit, mbi përplasjet partiake dhe mbi çdo ambicie të shëndoshë apo të amuar për pushtet!
Rroftë Shqipëria!
Nderim i përjetshëm luftës çlirimtare dhe simboleve kombëtare dhe të UÇK-së!
Prishtinë, 15 Tetor 2026!




