FLAMURI I UÇK-SË ËSHTË VALËVITUR PËR ÇLIRIM NGA SERBIA, NUK DUHET TË VALËVITET KUR DIGJET SHQIPËRIA
Flamuri i UÇK-së është ngritur mbi istikamet e lirisë, mes krismave të luftës dhe në luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!
Në palët e Flamurit të UÇK-së jetojnë gjaku i Heronjëve dhe Dëshmorëve, qëndresa titanike e luftëtarëve trima e heronjë të gjallë dhe lotët e nënave heroina shqiptare!
Flamuri i UÇK-së është amanet i brezave që na obligon dhe histori para së cilës përulemi e do të përulemi përgjithmonë!
Me Flamurin e UÇK-së, bijtë e bijat më të mirë të kombit përballuan pushtimin serb, duke dhënë edhe jetën që Kosova largonte zgjedhen pushtuese dhe të merrte frymë e lirë!
Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, luftëtarët heroik të UÇK-së, Shqipërinë e mbajtën në zemër si shpresë, si mbështetje dhe vatër të përbashkët kombëtare!
Prandaj Flamur i shenjtë i UÇK-së nuk duhet të përdoret si mbulesë për dhunën, kundër redit dhe kundër zbatimit të ligjit, për sulmet ndaj Policisë së Shtetit shqiptar apo për djegien e shkatërrimin e Shqipërisë Nënë!
Gjaku i derdhur për liri e çlirim, maneti i të rënëve na thërret ta ruajmë Atdheun, ta ndërtojmë dhe ta lartësojmë prestigjin e Kombit tonë kudo nëpër botë!
Çdo dorë atdhetare që ngre flamurin e UÇK-së duhet ta ndiejë peshën e sakrificës që përfaqëson Ai Flamur legjendar!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nder flamurit të UÇK-së!
Rroftë Shqipëria! 🇦🇱



