Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë, lajm i mirë për Kosovën
19 tetor 2026
| 11:25
Pas disa muajsh mungesë për shkak të lëndimit, Kreshnik Hajrizi është rikthyer në fushën e lojës me fanellën e Sionit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës luajti 45 minuta në fitoren 2:0 të Sionit ndaj Cham, në kuadër të Kupës së Zvicrës.
27-vjeçari ishte jashtë fushave që nga muaji maj, ndërsa rikthimi i tij përbën një lajm të mirë edhe për “Dardanët”, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri Franco Foda, pritet të ketë telashe në repartin defensiv për ndeshjet e muajit nëntor, për shkak të mungesës së Lumbardh Dellovës dhe Albian Hajdarit.
Në këtë situatë, rikthimi i Hajrizit mund t’i japë më shumë alternativa përzgjedhësit të Kosovës në repartin e mbrojtjes.



