Forca Ajrore e Shqipërisë dërgon për herë të parë kontingjentin në misionin e KFOR-it në Kosovë

21 tetor 2026 | 13:31

Forca Ajrore e Shqipërisë ka përcjellë për herë të parë kontingjentin e saj për t’u angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Kingji e ka cilësuar këtë angazhim si një përgjegjësi të rëndësishme dhe një dëshmi tjetër të kontributit të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura shqiptare në Aleancën e NATO-s.

“Mision të mbarë dhe shërbim të suksesshëm në çdo detyrë”, ka uruar Kingji.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komuna e Klinës ka investuar në ndërtimin e tri fushave…