Mourinho mbetet i mahnitur nga ajo që Bellingham bën çdo ditë te Real Madridi

21 tetor 2026 | 16:20

Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga qëndrimi dhe etika e punës së Jude Bellinghamit në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Trajneri portugez është rikthyer për një aventurë të dytë te “Los Blancos” gjatë verës dhe është përballur me sfidën e menaxhimit të disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin dhe Bellinghamin.

Megjithatë, sipas raportimeve, ajo që e ka impresionuar veçanërisht Mourinhon është përkushtimi i mesfushorit anglez gjatë stërvitjeve.

Sipas Marcos Benitos nga emisioni “El Chiringuito”, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit po tregon profesionalizëm të jashtëzakonshëm, duke kaluar rregullisht deri në tetë orë në ditë në kompleksin stërvitor të klubit në Valdebebas.

Mourinho thuhet se ka mbetur i habitur nga përkushtimi i Bellinghamit, i cili shpesh është lojtari i fundit që largohet nga qendra stërvitore, pasi qëndron më gjatë se bashkëlojtarët e tij.

Edhe futbollistët e tjerë të Real Madridit janë mahnitur nga përkushtimi i 23-vjeçarit, ndërsa shembulli i tij konsiderohet se ka ndikim pozitiv në të gjithë grupin.

Bellingham ka kaluar një sezon të vështirë vitin e kaluar, kur ka luajtur edhe përkundër dhimbjeve fizike. Megjithatë, ai është rikthyer në formë, duke regjistruar shtatë kontribute në gola në 11 paraqitje.

Paraqitjet dhe rëndësia e tij për skuadrën pritet të shpërblehen me një kontratë të re, me kushte të përmirësuara, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2031.

Zgjatja e kontratës pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke e lidhur Bellinghamin me kampionët 15-herë të Evropës deri në moshën 28-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Achraf Hakimi nuk e ka fshehur krenarinë pas fitores së…