Prishtina e Re, Liria dhe Rilindja vazhdojnë me fitore

21 tetor 2026 | 16:53

Të mërkurën ka përfunduar xhiroja e 11-të e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, me nëntë ndeshje të zhvilluara gjatë ditës.

Rezultatet ishin kryesisht të pritshme, me skuadrat vendase që kanë dominuar në këtë xhiro. Befasia e vetme ishte humbja 1:0 e Besës në shtëpi ndaj Tefik Çangës.

Derbi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dinamos ka përfunduar me fitoren 1:0 të ekipit nga Mitrovica, i cili ua ka shkaktuar mysafirëve humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Prishtina e Re ka triumfuar 3:1 ndaj Lepencit, Liria ka mposhtur Kikën me rezultat 4:0, ndërsa Rilindja 1974 ka fituar 4:1 në udhëtim ndaj Suharekës.

Rezultatet e tjera të kësaj xhiroje janë: Vjosa – Mitrovica 2:0, Ferizaj – Trepça 2:0, Vëllaznimi – 2 Korriku 2:0 dhe Istogu – Ramiz Sadiku 1:0.

Prishtina e Re prin në tabelë me 24 pikë, e ndjekur nga Liria me 23 dhe Rilindja 1974 me 21 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim…