Dani Olmo mungon në ‘El Clasico’

21 tetor 2026 | 16:55

Humbja e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve është shoqëruar me një tjetër lajm të keq për skuadrën katalanase.

Mesfushori Dani Olmo është detyruar të largohet nga loja pas vetëm gjysmë ore në ndeshjen kundër PSG-së, për shkak të një lëndimi.

Sipas raportimeve, Olmo ka pësuar këputje muskulore në kofshën e majtë dhe për këtë arsye pritet të mungojë të paktën një muaj.

Kështu, mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për katër javët e ardhshme dhe do t’i mungojë Barcelonës në përballjen ndaj Real Madridit.

Ndeshja “El Clasico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Camp Nou”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Të mërkurën ka përfunduar xhiroja e 11-të e Ligës së…