Bija e Orfeut

22 tetor 2026 | 09:17

Bujar Salihu

Ai i dha shpirtin
Në Olimp zotërat
Iu përulën magjisë së saj

Udhës një Shtojzovalle e plagosur
Ai fali zërin

Foli shpata
Fjalës ia vuri flakën

Megjithatë më 21 mars,
Përsëri besova
Se vdekja vjen gojëlidhur

Ndoshta qe vetëm
Një çast mashtrimi
Mes sheshit të shkalluar nga shpatat.

Po kush tha
Se bija e Orfeut
S’u kthye në Olimp

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se…