Reali apo Barcelona? Klopp e zgjedh “skuadrën më të mirë” para El Clasicos

22 tetor 2026 | 14:46

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka dhënë mendimin e tij për përballjen e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke treguar se cilën skuadër e vlerëson më shumë para El Clasicos.

Ish-trajneri i Liverpoolit ka konfirmuar se do ta ndjekë me interes duelin mes dy rivalëve të përjetshëm, të cilin, siç ka thënë, e ka përcjellë gjatë gjithë jetës së tij.

Klopp ka treguar edhe arsyen pse në të kaluarën e përkrahte Barcelonën.

“Sigurisht që do ta shikoj El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit. E kam ndjekur këtë ndeshje në çdo etapë të jetës sime”, ka deklaruar Klopp.

Gjermani ka folur edhe për preferencat e tij të dikurshme, duke pranuar se në të kaluarën ishte më shumë në anën e Barcelonës, për shkak të mënyrës së lojës së disa mbrojtësve të Real Madridit.

“Në të kaluarën, isha më shumë për Barcelonën, sepse isha kundër veprimeve të Pepes dhe mbrojtësve të tjerë të Madridit”, është shprehur ai.

“Tani e përkrah skuadrën më të mirë”

Klopp ka theksuar se sot nuk e sheh rivalitetin me të njëjtën anësi, por vlerëson formën dhe nivelin aktual të skuadrave.

“Sot e përkrah skuadrën më të mirë. Dhe, duke i parë gjërat aktualisht, kjo është ndoshta Barcelona”, ka deklaruar trajneri gjerman.

Këto komente vijnë në prag të El Clasicos, ku Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në “Camp Nou”, në një duel që pritet të ketë rëndësi në garën për titullin e La Ligës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka…