Më 24 tetor në Zvicër mbahet akademi përkujtimore kushtuar heroit kombëtar Abedin Rexha – Sandokani
Më 24 tetor, në Winterthur të Zvicrës do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar heroit Abedin Rexha – Sandokani.
Sipas ftesës së publikuar nga Këshilli Organizativ – Zvicër, aktiviteti do të mbahet në Hotel Töss, në adresën Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur, duke filluar nga ora 17:00.
Në këtë akademi përkujtimore pritet të jenë të pranishëm bashkëluftëtarë dhe familjarë të heroit, ndërsa bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e tij, Sanije Rexha, do të ndajë kujtime dhe rrëfime nga jeta dhe veprimtaria e Abedin Rexhës – Sandokanit.
Aktiviteti synon të nderojë figurën dhe kontributin e heroit, si dhe të ruajë kujtimin për jetën dhe veprimtarinë e tij.
Këshilli Organizativ – Zvicër ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore.




