Lladrovci: Ekspozita e letërkëmbimit të Femiut me Xhevën, do të mbahet mend gjatë
Me rastin e hapjes së ekspozitës së letërkëmbimit në mes të heroit dhe heroinës, Fehmiut me Xhevë Krasniqi Lladrovci, është vlerësuar lart nga Ramiz Lladrovci, i cili me këtë rast ka shkruar se është letërkëmbim i jashtëzakonshëm e i papërsëritshëm, ashtu siç ishin ata dy.
Postimi i Ramiz Lladrovcit:
Ekspozita e letërkëmbimit gjatë kohës së burgut të heroit Fehmi Lladrovci me heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovci, do të mbahet mend gjatë.
Përtej emocioneve, ekspozita është dëshmi e një dashurie shembullore, të flijuar për atdhe. Historia e tyre, është trashëgimi atdhetare ndër breza.
Faleminderit Jeta, ke nderuar veten, heroin dhe heroinën, Fehën e Xhevën, me ekspozitën e një letërkëmbimi të jashtëzakonshëm e të papërsëritshëm, ashtu siç ishin ata dy!



