Basketboll, derbi në Prizren dhe Mitrovicë

23 tetor 2026 | 10:56

Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë këtë vikend me xhiron e rregullt, në të cilën pothuajse të gjitha përballjet pritet të jenë interesante.

Xhiro e gjashtë, do të hapet të shtunën me ndeshjen e dy skuadrave të fundit në tabelë, Rahovecit 029 dhe Vëllaznimit, të cilat kanë vetëm nga një fitore deri më tani.

Dueli nis në orën 17:00 dhe luhet në palestrën “Mizahir Isma” të Rahovec, ndërsa të dy skuadrat do të dalin në parket për fitore.

Rahoveci 029 është i motivuar pas fitores që e arriti xhiron e shkuar ndaj Pejës, ndërsa Vëllaznimit në këtë ndeshje do t’i debutojnë dy përforcimet që i prezantoi ditë më parë.

Të shtunën, gjithashtu, por nga ora 19:30 do të jetë dueli i skuadrave të kryeqytetit, Borës dhe Sigal Prishtinës.

Megjithatë, vëmendja do të jetë te përballjet që do të luhen në Prizren e Mitrovicë dhe atë të dielën, njëra pas tjetrës.

Prej orës 17:00 në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi që regjistroi humbjen e parë në Superligë, e pret Pejën, ekip që ka angazhuar trajner të ri dhe nuk di për fitore në tri xhirot e fundit.

Ndërkohë, xhiro do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit që nis në orën 19:30 në palestrën “Minatori”.

Të dy skuadrat kanë bilanc të njejtë në kampionat, ndonëse Ylli udhëton në Mitrovicë për të regjistruar fitoren e tretë rresht.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një letër urimi…