Rikthehet në operim njësia B2, rifillon furnizimi me ngrohje për Termokosin

26 tetor 2026 | 10:37

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer në operim, duke rifilluar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas përfundimit të sanimit të defektit, procesi i startimit të njësisë ka nisur më 26 tetor, në orën 02:00.

Rikthimi i njësisë B2 në operim mundëson vazhdimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit.

“Me këtë rast, KEK-u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipet teknike, inxhinierët, specialistët, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC ‘Kosova B’, të cilët, me përkushtim të jashtëzakonshëm, punë të palodhshme dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mundësuan sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në operim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.

Ky është një tjetër dëshmi se fuqia më e madhe e KEK-ut qëndron te njerëzit e saj – profesionistët që, me punën dhe përkushtimin e tyre, garantojnë vazhdimësinë e prodhimit dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë energjetike të Kosovës”, është thënë në njoftimin e KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e…