Mourinho pas fitores në El Clasico: Nuk do t’i lejoj lojtarët të fluturojnë me mendje në qiell

26 tetor 2026 | 10:53

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, është shprehur i kënaqur pas fitores 2:1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, por ka paralajmëruar skuadrën e tij që të mos e humbasë përqendrimin pas këtij triumfi.

Portugezi ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të tij, duke theksuar organizimin, përqendrimin dhe guximin për të dalë me top nga prapavija, edhe përballë presionit të lartë të Barcelonës.

“Ka qenë një ndeshje e madhe, e nivelit të lartë, që me siguri e ka ndjekur çdo njeri që e do futbollin. Të dyja skuadrat luajtën për të fituar, ndërsa lojtarët e mi zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Mourinho.

Mourinho i paralajmëron lojtarët

Pavarësisht rëndësisë së fitores, trajneri madrilen ka këmbëngulur se skuadra duhet të vazhdojë punën dhe të mos kënaqet me suksesin ndaj rivalit të përjetshëm.

“Është një fitore e madhe, por kur të kthehemi në stërvitje, nuk do t’i lejoj lojtarët ta kenë kokën në re. Nëse fitojmë sot dhe humbim në ndeshjen e radhës ndaj Racing Santanderit, kjo fitore nuk do të ketë të njëjtën vlerë. Real Madridi nuk luan vetëm për të fituar në ‘Camp Nou’, por për ta fituar kampionatin”, ka theksuar ai.

Mourinho ka shtuar se skuadra ka bërë përparim të dukshëm gjatë ndeshjeve të fundit dhe ka vlerësuar atmosferën pozitive brenda grupit.

Kritika për VAR-in, lëvdata për Cucurellan

Edhe pse e ka vlerësuar paraqitjen e gjyqtarit, Mourinho ka kritikuar VAR-in, duke pretenduar se João Cancelo duhej të ndëshkohej me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Yan Diomandes.

“Gjyqtari bëri një ndeshje shumë të mirë, por VAR-i, mendoj se ishte në gjumë në minutën e 60-të. Ishte karton i kuq i qartë për Cancelon ndaj Diomandes”, ka deklaruar trajneri.

Në fund, ai ka vlerësuar edhe paraqitjen e Marc Cucurellas, i cili, sipas tij, arriti ta kufizonte ndikimin e Lamine Yamalit.

“Lamine është një lojtar shumë i mirë, por edhe i zgjuar. U përpoq të bënte gjithçka që Cucurella të ndëshkohej me karton të verdhë, por ai qëndroi i qetë dhe bëri një punë të madhe”, ka përfunduar Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas…