Mbappe thyen rekordin e Raulit pas dy golave në El Clasico

26 tetor 2026 | 10:58

Kylian Mbappe ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e tij në “El Clasico”, në përballjen e zhvilluar të dielën mbrëma në “Spotify Camp Nou”.

Sulmuesi francez ka shënuar dy gola ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit spanjoll, duke regjistruar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij.

Goli i parë i Real Madridit erdhi pas një aksioni të paqartë në zonën e Barcelonës. Diomande harkoi nga krahu i majtë, Gerard Martín nuk arriti ta largonte topin, i cili u përplas te Mbappe. Francezi e devijoi me këmbë dhe e dërgoi topin përtej portierit Joan García. Më pas, ai shënoi edhe golin e dytë në minutën e 87-të.

Megjithatë, arritjet e tij nuk u kufizuan vetëm te kjo përballje.

Rrjeti francez “Stats Foot” ka bërë të ditur se Mbappe ka arritur në kuotën e 258 golave në pesë ligat kryesore të Evropës gjatë karrierës së tij profesionale, duke kaluar ish-legjendën e Real Madridit, Raúl González, i cili kishte shënuar 256 gola.

I njëjti rrjet ka vënë në dukje se Barcelona është ndër skuadrat ndaj të cilave Mbappe ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet zyrtare. Katalanasit janë ndëshkuar 14 herë nga francezi, ndërsa vetëm Montpellier ka pësuar më shumë, me 15 gola.

Mbappe, në mesin e emrave të rrallë të “El Clasicos”

Sa u përket statistikave në përballjet mes Real Madridit dhe Barcelonës, llogaria e specializuar “Mister Chip” ka veçuar fillimin e jashtëzakonshëm të Mbappés në këtë rivalitet.

Francezi ka shënuar tetë gola në shtatë paraqitjet e tij të para në “El Clasico”.

Vetëm tre futbollistë kishin arritur më parë të shënonin shtatë gola në shtatë ndeshjet e tyre të para në këtë përballje historike, rivalitet që daton prej më shumë se 124 vjetësh.

Bernabeu e kishte arritur këtë shifër në vitin 1916, Samitier në vitin 1932 dhe Pahiño në vitin 1951.

Me tetë golat e shënuar në shtatë paraqitjet e para, Mbappé është bërë pjesë e një grupi të rrallë në historinë statistikore të “El Clasicos”.

Francezi vazhdon të lërë gjurmë në njërën prej përballjeve më të njohura dhe më të luftuara të futbollit botëror.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti i ka bërë thirrje publike kryeprokurorit të…