Hoxha: Kjo ditë është pasqyra institucionale dhe morale dhe fjalimet s’ndihmojnë por përgjegjësia

26 tetor 2026 | 17:36

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka folur në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke thënë se kjo është pasqyra e jonë institucionale dhe morale. Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe morale.

“Sot dua të flas si një grua që ndien pikëllim, zemërim dhe turp para një shteti që nuk arriti ta mbroj një grua nga vrasja. Arlinda kishte thënë se shpresa e saj e fundit për mbrojtje ishte shteti. A mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë kjo, të jetosh me frikë por megjithatë t’i besosh shtetit dhe shteti të mos arrijë ta mbroj. Sot nuk mjaftojnë ngushëllimet, as fjalimet tona. Duhet të ketë përgjegjësi. Arlinda sot nuk mund të flas, por letra e saj flet shumë. Letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi. Kjo ditë është pasqyra institucionale por edhe morale. Përgjegjësi morale. Ky do të jetë fjalimi i vetëm i grupit tonë parlamentar, sepse nuk mendojmë që fjalët e tona do të ndihmojnë.”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se fjalët e gruas e cila…