Zhegrova në stol edhe ndaj Genoas
Edon Zhegrova nuk pritet të jetë titullar te Juventusi as në ndeshjen e radhës, kanë raportuar mediumet italiane të martën.
Zhegrova nuk u inkuadrua fare në duelin e fundit të Juventusit, të cilin e fitoi në udhëtim te Lecce 2:0, përkundër mungesave të shumta që kishte trajneri Luciano Spalletti.
Sipas gazetës të afërt me Juventusin, “Tuttosport”, Zhegrova nuk është projektuar të startojë prej minutës së parë as kundër Genoas.
Ndeshja Genoa – Juventus, zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë minutazha e Zhegrovës.
Sipas informatave, thuhet se Spalletti ka vendosur të startojë me formacionin e njëjtë kundër Lecces, në të cilin mund të ketë një apo dy ndryshime por jo për Zhegrovën.
Sulmuesi i krahut, ka 2 gola e 1 asistim në gjashtë paraqitje apo 140 minuta lojë në kampionatin e Italisë.



