Real Madridi përgatit 150 milionë euro për yllin e Arsenalit
Real Madridi po planifikon një goditje të madhe në tregun e transferimeve, duke e vendosur Bukayo Sakan në krye të listës së dëshirave.
Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Pérez e sheh sulmuesin anglez si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit. Ndërkohë, pasiguria për të ardhmen e Rodrygos dhe Brahim Díazit ka shtyrë drejtuesit madrilenë të kërkojnë alternativa të nivelit të lartë.
Megjithatë, transferimi i 25-vjeçarit pritet të jetë shumë i vështirë. Arsenali ka kontratë me Sakan deri në qershor të vitit 2030 dhe nuk dëshiron ta humbasë yllin e skuadrës.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi londinez do të shqyrtonte vetëm oferta në vlerë prej 150 deri në 160 milionë eurosh, një shumë që do ta detyronte Real Madridin të bënte një investim të madh.



