Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik i Kosovës

29 tetor 2026 | 13:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti ka bërë me dije se në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe rrugën përpara, me fokus në përparimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për Republikën e Kosovës, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësimin profesional të ushtarakëve, në përputhje me politikat dhe standardet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin…