Ambasada amerikane jep detaje nga takimi i Prattipatit me presidenten Shiroka-Pula
29 tetor 2026
| 14:08
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Përmes një njoftimi, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Sipas njoftimit, këto prioritete përfshijnë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.



