Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon Komisionin Hetimor Parlamentar
29 tetor 2026
| 14:35
Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Komisioni ka për qëllim shqyrtimin e rrethanave të rastit dhe të përgjegjësisë së institucioneve përkatëse.
Themelimi i tij synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si institucionet kanë vepruar në trajtimin e rastit, si dhe të shqyrtojë nëse ka pasur mangësi apo dështime institucionale.
Përmes këtij komisioni, do të shqyrtohen veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe do të identifikohen përgjegjësitë eventuale, me qëllim të nxjerrjes së rekomandimeve për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.



