Zhegrova, shpëtimtari i Spallettit te Juventusi?

29 tetor 2026 | 14:49

Luciano Spalletti është pranë shkarkimit te Juventusi, ndërsa Edon Zhegrova mund të jetë shpëtimtari i tij.

Sipas mediumeve italiane, Spalletti mund të shkarkohet pas ndeshjes me Napolin, të cilën Juventusi e luan të dielën mbrëma dhe synon të rikthehet te fitorja.

Juventusi, të mërkurën mbrëma pësoi në udhëtim 2:0 nga Genoa duke regjistruar humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit në Serie A, duke mbetur në pozitën e tetë në tabelë me 14 pikë.

Pas nëntë xhirove të luajtura në kampionat, Juventusi në total ka shënuar vetëm nëntë gola kurse Zhegrova së bashku me kapitenin Gleison Bremer janë golashënuesit më të mirë të ekipit, me nga dy gola secili.

Kështu që, gjasat janë të mëdha që Zhegrova të luajë nga minuta e parë kundër Napolit të dielën mbrëma për ta regjistruar ndeshjen e parë si startues në sezonin aktual.

Futbollisti i Kosovës krahas dy golave, ka bërë edhe një asistim në shtatë ndeshje kampionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Antoine Griezmann po kalon një sezon fantastik në Shtetet e…