Big Brother VIP Kosova 5 nis para kohe, tre banorët e parë hyjnë në shtëpi

29 tetor 2026 | 21:24

Edhe pse edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë zyrtarisht nesër, produksioni ka vendosur të surprizojë publikun duke futur në shtëpi tre banorët e parë një ditë para spektaklit hapës.

Arlinda Morina, e njohur si Liki, reperi Nichi dhe Antoneta Koçi janë tre emrat e parë që kanë nisur aventurën e tyre në reality show-n e njohur.

Antoneta Koçi është një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi më herët ka qenë pjesëmarrëse në programin e njohjeve “Për’puthen”, si dhe në një edicion të “Big Brother VIP Albania”.

Hyrja e parakohshme e tre konkurrentëve shënon një nisje ndryshe të sezonit të ri, duke krijuar mundësinë që dinamika e parë mes banorëve të zhvillohet përpara spektaklit zyrtar.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cilët do të jenë personazhet e tjerë që do t’i bashkohen shtëpisë gjatë mbrëmjes hapëse.

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të sjellë përballje, aleanca dhe dinamika të reja mes konkurrentëve, të cilët do të jetojnë nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave. /GazetaExpress/

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më 2 nëntor shënohet 37-vjetori i rënies heroike të Afrim…