Vigan Berisha – një Game Changer në përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Zvicër!
Shkruan: Lulzim Kadriu
Ka njerëz që nuk e ushtrojnë vetëm një detyrë, por i japin asaj një kuptim të ri. Që nga ardhja e konsullit Vigan Berisha në Zvicër, përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Zürich ka marrë një dimension të ri. Takime të shumta, qindra vizita e vizitorë, pjesëmarrje në ngjarje dhe kontakte me personalitete të ndryshme kanë krijuar një prani më të dukshme të Kosovës në jetën publike zvicerane.
Për mua, Vigan Berisha është një shembull i diplomacisë që nuk pret që njerëzit të vijnë tek ajo, por shkon vetë drejt njerëzve. Me përkushtim, profesionalizëm dhe një prani të vazhdueshme, ai po e afron Kosovën me qytetarët e saj në mërgatë (jo diasporë, sepse Kosova diasporën e vetme e ka në Turqi) dhe po e forcon imazhin e vendit tonë në Zvicër.
Si shqiptar i Kosovës, ndihem krenar kur shoh një përfaqësues që e bart me dinjitet flamurin e shtetit tonë dhe që e dëshmon çdo ditë se diplomacia nuk është vetëm një titull apo një zyrë, por mbi të gjitha punë, prani, komunikim dhe përkushtim ndaj atdheut.
Vigan, faleminderit për punën, energjinë dhe angazhimin tënd të përditshëm. 🇽🇰
Respekt për ty dhe për mënyrën se si e përfaqëson Republikën e Kosovës në Zvicër!
PS.: për juve që doni me msu, veç shfletonja galerinë e fotove, shkollë falas e keni.
https://www.facebook.com/share/p/19YEuDhgEk/
#Kosova #MërgataShqiptare #Diplomacia #KosovaNëZvicër #ViganBerisha



