Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekajn

30 tetor 2026 | 08:11

Në Mitrovicë është paralajmëruar protestë për vrasjen e Arlinda Zekaj me thirrjen për drejtësi, llogaridhënie dhe mbrojtje për të gjitha gratë që përballen me dhunën.

Protesta pritet të mbahet sot, më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 13:00.

Sipas njoftimit marshimi do të nisë nga shtatorja e Isa Boletinit dhe do të vazhdojë drejt Gjykatës, Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe Policisë.

Me moton “Për Arlindën. Për drejtësi. Për të gjitha gratë”, organizatorët kërkojnë dorëheqje, llogaridhënie dhe ndjekje penale për të gjithë personat që mbajnë përgjegjësi për dështimet institucionale që, sipas tyre, çuan në vdekjen e Arlindës dhe të grave të tjera.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Ermal Panduri ka bërë me dije se një biznesmene,…