Vdiq 41-vjeçari Berat Asllani pesë ditë pas aksidentit në Mitrovicë

30 tetor 2026 | 08:29

Pesë ditë më parë, Mitrovica u trondit nga lajmi për një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Ahmet Selaci”, në Bajr të Mitrovicës.

Në aksident u përfshi 41-vjeçari Berat Asllani, i cili u dërgua pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se ai kishte pësuar gjakderdhje në tru.

Pas trajtimit fillestar në Spitalin e Mitrovicës, Asllani u transferua urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vazhdoi trajtimin.

Megjithatë, pas pesë ditësh betejë për jetë, Asllani ka ndërruar jetë, duke lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani.

Familja ka bërë të ditur se për datën dhe ceremoninë e varrimit do të njoftojë me kohë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Irani ka krijuar një rrjet sekret agjencish ushtarake me shtrirje…