Nis asfaltimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Wesley Clark” në Prizren

30 tetor 2026 | 08:31

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Wesley Clark”, pas largimit të kubëzave ekzistuese.

Sipas njoftimit të komunës, projekti po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe punimet do të vazhdojnë deri te rrethrrotullimi me flamur, në drejtim të lagjes “Arbana”.

Përmes këtij projekti synohet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, lehtësimi i lëvizjes dhe krijimi i hapësirave më të përshtatshme për çiklistët dhe qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pesë ditë më parë, Mitrovica u trondit nga lajmi për…