Ferizajt po i shtohet një park i ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve

30 tetor 2026 | 08:32

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se po realizohet projekti për ndërtimin e një parku të ri në ish-lokacionin e Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se hapësira e re do të përfshijë zona të gjelbra, kënde rekreative dhe hapësira sportive, duke synuar krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për qytetarët.

Ai ka theksuar se projekti po realizohet në përputhje me zotimin e dhënë, ndërsa parku do të jetë pjesë e konceptit të zgjerimit të hapësirave të gjelbra në qytetin e Ferizajt.

Sipas Aliut, kjo hapësirë do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit urban dhe në krijimin e mundësive më të mira për rekreacion dhe aktivitete sportive për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i…