Akil Gjakova e nis me fitore garën në Grand Slamin e Abu Dabit
30 tetor 2026
| 11:23
Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dabi.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur xhudistin izraelit Ohad Moritz me “Ippon”, pas një hedhjeje efikase.
Në rundin e radhës, Gjakova do të përballet me bartësin e parë të garës dhe nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov.
Makhmadbekov është me origjinë nga Rusia, por garon për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, Dardan Cena është eliminuar që në luftën e parë, pasi ka humbur nga Karim Abdulaev i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sot në garë do të paraqitet edhe xhudistja kosovare Laura Fazliu.



