Aleanca mban konferencë për medie sot në orën 14:00
30 tetor 2026
| 13:12
Aleanca ka njoftuar se sot, në orën 14:00, do të mbajë një konferencë për medie në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.
Në njoftimin e publikuar, partia nuk ka bërë me dije se cilat tema do të trajtohen gjatë kësaj konference.
Ndërkohë, sot është dita e tretë e protestave në Prishtinë, të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj. Protestuesit po kërkojnë drejtësi për rastin dhe reagim nga institucionet.



